Tërmeti, Soreca: Kujtojmë sot viktimat e asaj dite të tmerrshme dhe solidaritetin e BE

schedule11:05 - 26 Nëntor, 2020

schedule 11:05 - 26 Nëntor, 2020

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri ka kujtuar 26 nëntorin, ndërsa sot shënohet një vit nga tërmeti tragjik.

Në një postim në rrjete sociale, Soreca e cilëson si tërmetin më shkatërrues në Shqipëri me 51 jetë të humbura, ndërsa kujton solidaritetin e BE dhe shteteve anëtare.

“Më 26 nëntor 2019  Shqipëria u godit nga një tërmet shkatërrues. Një vit më pas, ne kujtojmë 51 viktimat e asaj dite të tmerrshme dhe solidaritetin e BE dhe shteteve anëtare ndaj popullit shqiptar. Tani ne punojmë për rindërtimin! Së bashku më të fortë!”, shkruan ambasadori. /abcnews.al