Tërmeti “shkund” sërish Kretën

schedule16:45 - 11 Tetor, 2021

schedule 16:45 - 11 Tetor, 2021

Një tërmet me madhësi 3.7 të shkallës Rihter është regjistruar sot sërish në Kretë. Mediat fqinje raportojnë se lëkundjet janë ndjerë në Heraklio në 15.47 të mesditës, sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës. Tërmeti u vlerësua fillimisht në 3.9 të shkallës Rihter.

Epiqendra ishte 12 km në jugperëndim të Arkalochori dhe thellësia e tij u vlerësua në 15 kilometra. Tërmetet janë një dukuri e zakonshme pas tërmetit të madh të 27 shtatorit, megjithatë, në ditët e fundit, pastërmetet ishin mjaft të fuqishme. g.v/abcnews.al