“Tërmeti në Kosovë”, Zaimi: Një lider që bën pazare me integritetin e vendit, bie pre e tyre

schedule19:34 - 26 Qershor, 2020

schedule 19:34 - 26 Qershor, 2020

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur akuza ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Dy prej figurat kryesore të PDK-së akuzohen për krime gjatë Luftës së Kosovës. Thaçi dhe Veseli, por edhe persona të tjerë dyshohen për krime kundër njerëzimit.

Anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes, Arbër Zaimi në studion e “ABC News” foli për aktakuzat e ngritura ndaj liderëve të Kosovës. Zaimi u shpreh se edhe këtë herë Albin Kurti theksoi se janë gabime të së shkuarës të cilat po aktualizohen tani.

Sipas tij aktakuzat ndaj Thaçit dhe Veselit ka qenë një befasi për të gjithë spektrin politik në Kosovë, ndërsa u shpreh se një lidership i cili bën pazar me integritetin e vendit, herët apo vonë bie pre e këtyre pazareve.

Një lidership i cili bën pazar me integritetin e vendit, herët apo vonë bie pre e vetë kontradiktave që krijon në këto pazare”, u shpreh ai.

Ai shtoi se çdo marrëveshje pa ligjitimitetin e shumicës do të jetë e vështirë të implementohet, ndërsa theksoi se nuk mund të bëhen marrëveshje legjitime pa Vetëvendosjen.

“Vazhdojmë të këmbëngulim që drejtësinë Kosova duhet ta vendosë vetë. Themelimi i Gjykatës ka qenë një cënim i sovranitetit të Kosovës.

Janë thirrur me dhjetëra ushtarë të UCK në Hagë dhe të gjithëve i është uruar udha e mbarë, ndërsa Hashimit nuk po ia uron kush udhën e mbarë, por vetë duhet të dalë dhe të shprehet. Vetëm deputetët e Vetëvendosjes nuk e kanë votuar këtë Gjykatë”, u shpreh ai.

Sipas tij kryeministri i sapo zgjedhur në Kosovë nuk e përfaqëson dot peshën politike. Ai u shpreh se Hoti nuk përfaqëson asgjë dhe së nuk mund të shkojë në Uashington të flasë në emër të Kosovës.

“Ajo çfarë do të bëjë zoti Thaçi tani ka shumë rëndësi. Me veprimet e tij e ka vendosur Kosovën në pozitë shumë të vështirë. Një lidership i cili bën pazar me integritetin e  vendit të vet, territorial, juridik, herët apo vonë bie pre e vetë kontradiktave që krijon në këto pazare.

Në nuk mund ta ftojmë diskordancën, edhe brenda Amerikës kemi ftuar diskordancën. Në këtë rast kemi Thaçin dhe pjesën tjetër që shkon pas Thaçit”, tha më tej Zaimi.

Sa i përket zgjedhjeve Zaimi theksoi se vonimi i tyre është i paarsyeshëm: “Duhen zgjedhje, dhe besoj që edhe këta zotërinj të akuzuar do të kenë një mbrojtje më dinjitoze.

Loja e madhe e rreshtimit të fuqive të mëdha ku ne jemi më shumë spektatorë, nuk është çështje e fajit të BE dhe SHBA sa është e Rusisë më Serbinë. Kjo përçarje që ndodh, e cila fryhet nga Moska, nuk duhet të përqafohet nga ne”, u shpreh ai./abcnews.al