Tërmeti i fuqishëm godet Kilin

schedule16:59 - 21 Shtator, 2021

schedule 16:59 - 21 Shtator, 2021

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter u regjistrua të martën pasdite në rajonin Bio Bio të Kilit qendror. Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, thellësia ishte dy kilometra. Ndërsa Qendra Sizmologjike Kombëtare e Kilit raportoi thellësinë prej 8 km.

Disa ndërtesa u tronditën, kryesisht në qytetet Concepcion dhe Arauco në rajonin Bio-Bio, por nuk raportohet për dëme. Megjithatë, shumë qytetarë dolën në rrugë të frikësuar nga tronditjet e forta. g.v/abcnews.al