Shumë banesa në Vidohovë dhe Qafëzezë janë të pabanueshme nga tërmeti i një dite më parë në Korçë. Kurse për shtëpitë që kanë dëmtimet më të lehta kanë nisur procedurat e dëmshpërblimit nga bashkitë përkatëse.
Një ditë pas tërmetit të fortë, që shkundi Juglindjen shumë banesa rezultojnë të pabanueshme në Vidohovë dhe Qafëzezë.
Pas verifikimit të grupeve të ekspertëve shtëpitë pritet të rikonstruktohen.
Mbi 30 banesa të tjera kanë pësuar dëme të pjesshme, ndërsa për ato që janë dëmtuar më lehtë, kanë nisur proćedurat e dëmshpërblimit nga bashkitë e Devollit dhe Kolonjës.
Tërmeti i së premtes,që goditi sërish dy prej fshatrave, që u prekën edhe nga tërmeti i qershorit, ka kthyer frikën dhe pasigurinë tek banorët. Shumica e familjeve të prekura janë kthyer në çadra, të tjerët e kanë gdhirë natën në makina.
5 muaj pas tërmetit që i la të pastrehë, ende për një pjesë të familjeve të prekura nuk kanë filluar punimet për riparimin e shtëpive,të cilat nga goditjet e së premtes janë duke u shkatërruar.
Epiqendra e tërmetit prej 5.2 ballësh,që goditi të premten në mëngjes juglindjen, u lokalizua në malin e Gramozit, në kufirin midis bashkive Korçë, Kolonjë dhe Devoll.
Lëkundjet u ndjenë më të forta në fshatin Boboshticë, por dëme patën vetëm fshatrat Vidohovë në Devoll dhe Qafëzez në Kolonjë. /abcnews.al