Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur nga mbledhja e jashtëzakonshme e qeverisë për situatën pas tërmetit se punonjësit e administratës nuk do të përfitojnë shpërblime për festat e fundvitit.
Rama u kërkoi ministrave që të jenë më pranë njerëzve të prekur nga tërmeti, ndërsa tha se në Durrës 60 kompani janë vënë nën hetim për ndërtimet e dëmtuara. Kreu i qeverisë paralajmëroi edhe ndryshime të reja ligjore në paketën Anti-shpifje.
“Të gjithë duhet të jemi sa më pranë njerëzve të prekur nga tërmeti”, u shpreh Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme.
Me këtë porosi kryeministri Rama u tha ministrave se festa për Vitin e Ri nuk do të ketë.
“S’ka këngë e valle”, tha ndër të tjera Rama.
Pjesë nga rroga ministrave dhe deputetëve nuk u janë mbajtur shtoi ai.
Pasqyrimi i ngjarjeve të tërmetit nga media ka qenë jo korrekte për të. Ndaj me shpejtësi do të ndërhyhet në ligjin që ende nuk e ka marrë kartonin jeshil në Parlament. Në mbledhjen e 10 të Këshillit të Ministrave, Rama bëri me dije se do të hartohet edhe një ligj i ri për rindërtimin./abcnews.al