Shqipëria u godit të martën, nga një tërmet u fuqishëm, me magnitudë 6.4, që tronditi thuajse të gjithë vendin, duke shkaktuar të paktën 26 viktima, dhe disa qindra të tjerë të plagosur.
Dëme të shumta janë rregjistruar në ndërtesa, shtëpi dhe godina shërbimesh kryesisht në zonën e Durrësit, Thumanës dhe Tiranës.
Në një lidhje me “ABC e mëngjesit” gazetarja Esiona Konomi raporton se në Durrës te hotel “Miramare”, dyshohet për një person në gërmadha.
Mendohet se nën rrënoja është punonjesi i hotelit./abcnews.al