Tërmet me magnitudë 6 ballë në Indonezi, nuk ka alarm për cunam

schedule10:41 - 11 Shkurt, 2023

schedule 10:41 - 11 Shkurt, 2023

Një tërmet me magnitudë 6 ballë të shkallës Rihter ka goditur Indonezinë, sipas një vlerësimi nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).

Deri më tani, nuk është lëshuar asnjë paralajmërim për cunami.

Ky është tërmeti i dytë që godet Indonezinë brenda pak ditësh. Rikujtojmë se një tërmet me magnitudë 5,5 rihter goditi ndonezinë, duke u marrë jetën të paktën 4 personave me 9 shkurt.

Një restorant pluskues u shkatërrua në Papua. Viktimat janë 4 gra, të cilat u zunë nga rrënojat.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!