Tërhiqet Mourinho: Gabova me stërvitjen në park, theva protokollin

schedule19:12 - 8 Prill, 2020

schedule 19:12 - 8 Prill, 2020

Jose Mourinho vendosi të stërviste disa prej lojtarëve të tij në një nga parqet e Londrës. Davinson Sanchez, Ryan Sessegnon dhe Serge Aurier dallohen në pamjet e publikuara dhe trajneri i Tottenham ka përfunduar nën akuzë.

Ish-trajneri i Spurs, Harry Redknapp nuk i kurseu akuzat dhe të njëjtën gjë bëri edhe Sadiq Khan, kryetari i Bashkisë Londër. “Special One” ka reaguar dhe ka pranuar fajin e bërë në këtë periudhë karantine.

LEXO EDHE: “Ka shumë idiotë”, Mourinho kryqëzohet keq pas asaj që bën me Tottenham

“Gabova, veprimet e mia nuk ishin në përputhje me veprimin e qeverisë. Është thelbësore që secili prej nesh të bëjë pjesën e vet duke ndjekur udhëzimet, duke ndihmuar kështu heronjtë e shërbimit shëndetësor kombëtar për të shpëtuar jetë”, deklaron trajneri portugez. /abcnews.al