VLORË– Kryeministri Edi Rama u shpreh i bindur se investimi në Zvërnec do të sjellë transformim të madh ekonomik dhe turistik për qytetin. Sipas tij, projekti pritet të ketë efekt zinxhir në ekonomi, duke nxitur investime të reja në pasuri të paluajtshme, turizëm dhe shërbime të tjera.
Ai u shpreh i vendosur se projekti në Zvërnec do të vijojë.
“Patjetër që ajo që ndodhi me atë që u tërhoq zvarrë, është një gjë e neveritshme patjetër dhe nuk bën vaki, që nëse qeveria, se këtu e ka qeveria pjesën, nëse institucionet e pushtetit ekzekutiv janë të përziera me këto gjëra të shkarkojnë menjëherë drejtorin e Policisë, se po të ishte se Policia do ishte e vënë në funksion të kësaj gjësë, sepse këtu ka interesa që i mbulon pushteti i lartë, nuk do ndodhni këto gjëra, nuk do i hiqej licenca kompanisë etj.
Jini të bindur për një gjë: Ne do ta bëjmë këtë projekt se s’bën dhe më këtë projekt Vlora nuk është më qyteti i Shqipërisë, Vlora është një destinacion i botës. Kjo është e sigurt. Ky investim që do të bëhet në atë zonë do të sjellë shumë investime të tjera për të blerë pasuri të patundshme , shtëpi, apartamente, për të hapur biznes, për të bërë restorante etj etj. Është efekt zinxhir i jashtëzakonshëm.”, theksoi Rama./abcnews.al


