Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim për mashtrim. Policia njofton se këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të mashtronin një biznesmen për të përfituar 70 000 euro, duke u prezantuar si përfaqësues të një zyrtari shtetëror.
Në pranga kanë rënë:
Xhonatan Xhaferri, 24 vjeç, banues në Elbasan
Leonard Xhika, 39 vjeç, banues në Elbasan
Mikel Panxhi, 30 vjeç, banues në Elbasan
Petro Ferzaj, 51 vjeç, banues në Vlorë.
Në kërkim janë shpallur:
Xhensil Qefa, 27 vjeç, banues në Elbasan
Florian Gjergji, 40 vjeç, banues në Shkodër
Njëri prej të shpallurve në kërkim dyshohet se është organizatori i kësaj skeme mashtrimi. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete dhe 6 aparate celulare./abcnews.al


