Tentuan të kultivonin kanabis, arrestohen dy persona në Memaliaj

schedule08:55 - 8 Shtator, 2021

schedule 08:55 - 8 Shtator, 2021

Dy persona janë vënë në pranga në Memaliaj për kultivim të bimëve narkotike.

Njoftohet se shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë vunë në pranga vëllezërit Spartak Sela, 37 vjeç dhe Romeo Sela32 vjeç, banues në fshatin Luftinjë.

Dy vëllezërit Sela tentuan që të mbillnin kanabis në fshatin ku banojnë, në Memaliaj. /abcnews.al/