KAKAVIJË– Një 43-vjeçar me banim në Greqi është proceduar penalisht pasi tentoi të dilte nga Shqipëria, me 29 850 euro të padeklaruara. Ai i mbante partë të fshehura në çantë dhe po tetnonte t’i dërgonte në shtetin fqinj pa i deklaruar, sipas rregullave ligjore.
Pas verifikimeve, autoritetet doganore sekuestruan shumën monetare dhe proceduan penalisht 43-vjeçarin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.


