Tentoi të vidhte turistët, në pranga një kosovar

schedule15:37 - 29 Gusht, 2018

schedule 15:37 - 29 Gusht, 2018

Një kosovar është arrestuar nga Policia e Kurbinit pasi tentoi të vidhte dy turistë hungarezë. Ngjarja ka ndodhur këtë të mërkurë rreth orës 09:00 kur dy turistë ndaluan dhe më pas u larguan nga makina për të blerë.

Në momentin kur ata ishin duke blerë, tek mjeti i tyre është afruar Leonard Hasi, 46 vjeç, me qëllim për të vjedhur makinën e të largohej. Në pamundësi për ta realizuar, ka marrë çantën që ndodhej tek sedilja e pasme e makinës dhe ka tentuar të largohet.

Ai u kap menjëherë bashkë me çantën në dorë dhe u shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin. Pas verifikimeve hetimore rezultoi se Hasi është banues në Mitrovicë të Kosovës. /abcnews.al