Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Tentoi të qëllonte ndaj policisë, kush është 38 vjeçari që u kap me armë zjarri në Vlorë. Në vitin 2021, iu vendos tritol në garazhin e tij

schedule18:08 - 19 Shkurt, 2025

schedule 18:08 - 19 Shkurt, 2025

Endrit Sadedinaj u arrestua këtë të mërkurë në Vlorë në kuadër të operacionit policor të koduar “Danger” pasi lëvizte i armatosur. Policia tha në një deklaratë se 38 vjeçari u ndalua në lagjen “Pavarësia” pranë Lungomares dhe pas një kontrolli fizik iu gjet një armë pistoletë me karikator dhe municion luftarak.

Në momentin që ka parë policinë, ai ka tentuar që të largohej dhe iu ka drejtuar armën efektivëve, por nuk ka mundur të qëllojë apo largohet.

Sadedini nuk është emër i panjohur për policinë pasi rezulton me precedentë penalë të theksuar, i arrestuar dhe i hetuar më parë nga autoritetet e huaja për vepra penale të rënda në fushën e krimeve kundër personit.



Më herët, Sadedinit i është vendosur lëndë plasëse në vitin 2021 në derën e garazhit të tij në lagjen “Pavarësia” ku edhe pësoi dëmtime në gjymtyrët e poshtme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!