Tentoi të grabiste argjendarinë në Shkodër/ Arrestohet autori, në pranga dhe dy përkrahësit e tij

schedule10:28 - 15 Tetor, 2025

schedule 10:28 - 15 Tetor, 2025

TIRANË- Policia ka arrestuar një 29-vjeçar me rrezikshmëri shoqërore të lartë, i implikuar në një sërë veprimtarish kriminale.

Ky person më 29 gusht të 2025, i armatosur dhe i maskuar me skafandër motomjeti tentoi të vidhte një argjendari në qytetin e Shkodrës.

Ai së bashku me dy përkrahësit e tij u kapën në lagjen “5 Maji”, Tiranë, duke lëvizur me një automjet tip “Audi”. Të arrestuarit janë Fatjon Bruçi (alias Fatjon Bruci), Xhonatan Deliu dhe Enri Elezi.

Gjithashtu, në këtë banesë u gjetën dy maska silikoni, municion luftarak, 3 pajisje për grirjen e lëndës narkotike, si dhe 550 dollarë (kartëmonedha false).

Drejtuesi i automjetit, Fatjon Bruçi (alias Fatjon Bruci) u vu në pranga pasi Gjykata e Shkodrës më 30 shtator 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja me armë”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Nga hetimet dyshohet se 29-vjeçari  është autor i tentativës për të vjedhur në një argjendari, në lagjen “Vasil Shanto”.

Dy të arrestuarit e tjerë, përkatësisht  Xhonatan Deliu dhe Enri Elezi akuzohen për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi ishin pasagjerë në automjetin e të kërkuarit, në momentin e ndalimit.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!