Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Tensione pas vendimit në Hagë/ “Pse po i mbroni?”, qytetarët përballen me Policinë para zyrave të EULEX. Bllokohen rrugët kryesore të Prishtinës

schedule12:50 - 16 Shtator, 2026

schedule 12:50 - 16 Shtator, 2026

Tensione janë shënuar para zyrave të EULEX-it, pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Qytetarë të mbledhur pranë objektit të EULEX-it janë përballur me pjesëtarë të Policisë së Kosovës, ndërsa nga turma janë dëgjuar thirrje, përfshirë edhe “Pse po i mbroni?”.

Ndërkohë, janë bllokuar disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim.

Njësitë speciale të Policisë janë vënë në gjendje gatishmërie pranë objekteve të EULEX-it në Fushë-Kosovë, në kuadër të masave të sigurisë pas zhvillimeve të sotme.

 

Tensionet vijnë pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, të cilat dënuan Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burgim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!