Tension në protestë, studentët nuk lejojnë pedagogun të flasë (video)

schedule11:43 - 9 Dhjetor, 2018

schedule 11:43 - 9 Dhjetor, 2018

Ka pasur tensione një orë pas nisjes së protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Shkak ka qenë dëshira e pedagogëve dhe e të rinjve të tjerë të flasin në protestë, por ata janë ndaluar nga studentët organizatorë.

Në ditën e pestë, numri i protestuesve është më i vogël, por kërkesat dhe thirrjet janë të njëjta, ato të njohura.

Le të shohim se çfarë e shkaktoi momentin e tensionit, pak pas orës 11, dhe çfarë thonë disa prej studentëve protestues të intervistuar nga gazetari Andi Qosja.

Gazetari ynë në Shkodër Simon Shkreli, na raporton se nuk ka një protestë në këtë qytet, por studentët janë nisur drejt Tiranës, për t’iu bashkuar bashkëmoshatarëve të tyre në sheshin para ministrisë së arsimit, duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre kanë shkuar të paktën në 8, mes tyre edhe përgjysmimi i tarifave arsimore, rritja e peshës së tyre në përzgjedhjen e drejtuesve të universiteteve, pjesëmarrja në bordet e administrimit të tyre, përmirësimi i kushteve në auditore e konvikte etj.

Studentët vazhdojnë t’i bëjnë thirrje politikës t’u qëndrojë larg, ndërsa kanë refuzuar ftesat për dialog nga kryeministri e ministrja e arsimit, pasi sic thonë, kërkojnë vetëm plotësim të kërkesave, e jo negocim të tyre. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!