Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tritoli në makinë u porosit nga burgu/ Tiranë, policia zbardh shpërthimin e makinës së Oltion Klosit

schedule09:12 - 16 Mars, 2026

schedule 09:12 - 16 Mars, 2026

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Porosia”, duke zbardhur ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të 10 marsit 2026 në rrugën “Vasil Ndoçka”, ku një sasi lënde plasëse shpërtheu në një automjet, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Vihen në pranga 7 persona, të përfshirë në ngjarje, në formën e një grupi të strukturuar kriminal, shtetas me precendent të theksuar kriminal.
Arrestohen Jurgen Gjonaj, Renato Balla, Kristjan Ahmerama dhe Eklips Leti, Glentjan Kojtari, Dorjan Hamolli dhe Geris Molla. Si dhe Sabah Nuzi, aktualisht në IEVP.

Sekuestrohen biçikleta e përdorur në ngjarje, rrobat e autorit të përdorura gjatë saj, automjetet me të cilat kanë lëvizur të dyshuarit dhe aparatet celularë të tyre.



Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi Jurgen Gjonaj është personi që ka vendosur dhe shpërthyer lëndën eksplozive, i cili është ndihmuar nga Renato Balla, Kristjan Ahmerama dhe Eklips Leti duke i siguruar fotot dhe vendndodhjen e automjetit të dëmtuar, biçikletën me të cilën ka lëvizur autori, banesën ku është strehuar si dhe sasinë e lëndës eksplozive të vendosur. Ndërkohë, Shtetasi Sabah Nuzi aktualisht në IEVP Fushë-Krujë, i akuzuar për vepra të rënda kriminale, dyshohet se është personi që ka porositur vendosjen e lëndës plasëse në automjetin e shtetasit Oltjon Klosi

Më tej, Glentjan Kojtari, Dorjan Hamolli dhe Geris Molla kanë transportuar me automjet, më datë 10.03.2026 autorin e vendosjes së eksplozivit, shtetasin Jurgen Gjonaj

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!