Ten Hag zbulon nëse Manchester United ka nevojë për një sulmues të ri

schedule21:19 - 31 Mars, 2023

schedule 21:19 - 31 Mars, 2023

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ka folur për merkaton e klubit.

Besohet se Djajtë e Kuq do të fokusohen në nënshkrimin e një sulmuesi të ri këtë verë. Në listën e interesave të klubit janë Victor Osimhen, Goncalo Ramos dhe shumë emra të tjerë të yjeve.

“Ne kemi shumë lojtarë të mirë në sulm për shembull, Martial, Anthony, Fernandes, Sancho të gjithë dinë të shënojnë por sigurisht që klubi po mendon edhe për përforcime”, tha trajneri i Manchester United në një konferencë për shtyp. /G.D abcnews.al/