Ten Hag me “fshesë në dorë”, priten të largohen plot 15 lojtarë

schedule09:46 - 23 Nëntor, 2023

schedule 09:46 - 23 Nëntor, 2023

Eric Ten Haag pritet të vazhdojë me likuidimin e listës së Manchester United. “Djajtë e Kuq” mund të mos jenë në një situatë tragjike, por imazhi i krijuar nga skuadra në shumicën e ndeshjeve i ka shqetësuar drejtuesit e klubit.

Sipas mediave angleze, trajneri holandez i United pritet të bëjë një spastrim të madh në listë, pasi ka mundësi që në vitin 2024 të largohen deri në 15 futbollistë nga klubi.

I pari sigurisht që do të hapë derën e daljes do të jetë Jadon Sancho, i cili është me ekspuls në klub, pas një marrëdhënie të prishur me Ten Hag./ h.ll/abcnews.al