Ten Hag dhuron spektakël me United, “tulipani” i pankinës shpallet më i miri i muajit nëntor

schedule15:28 - 8 Dhjetor, 2023

schedule 15:28 - 8 Dhjetor, 2023

Për disa mund të quhet dështim, mirëpo duket se projekti i Ten Hag ka filluar të marrë jetë. “Djajtë e Kuq”, të Manchester United janë “zgjuar” nga “gjumi letargjik” dhe tashmë kanë filluar të konkurrojnë të mëdhatë e Premier League, teksa mbrëmjen e së mërkurës mundën me rezultatin, 2 me 1 e me një lojë domniuese, “Blutë” e Chelsea, për t’u ngjitur kështu në vendin e 6-të të renditjes, me 27 pikë, po aq sa Tottenham i vendit të 5-të dhe vetëm 3 pikë, më pak se “Qytetarët” e Manchester City, që deri më tani kanë grumbulluar 30 pikë.

Mirëpo, përveç se në muajin dhjetor, “Djajtë” e United kanë arritur të sigurojnë rezultate tejet pozitive, edhe përgjatë muajit të shkuar, ku arrittën të fitonin të gjitha sfidat e vlefshme për kampionatin anglez të futbollit, Premie Leagu ose e thënë ndryshe 3 sfidat përkatëse.

“Gjigantët” e Mançester mundën fillimishtm, në “Craven Cottage”, skuadrën e Fulham, me rezultatin minimal, 1 me 0, më tej mundi në “Old Trafford”, skuadrën e Luton, po me rezultatin 1 me 0, ndërsa në përballjen e fundit, të muajit nëntori mundi skuadrën e Everton me rezultatin e thellë, 0 me 3.

Kështu falë këtyre performancave, një “shpërblim” të vogël e ka marrë edhe tekniku i “Djajve”, Erik ten Ham, i cili e fiton këtë trofe, për herë të parë këtë sezon, duke thyer kështu ‘dominimin” e teknikut të Tottenham, Ange Postecoglou, i cili kishte fituar deri më plot 3 të tilla /i.m /abcnews.al