Temperaturat sot dhe nesër ulen me dy gradë, “ferri” rikthehet të dielën

schedule08:36 - 30 Korrik, 2021

schedule 08:36 - 30 Korrik, 2021

Vendi ynë prej ditësh është përfshirë nga masa ajrore të nxehta dhe kushte atmosferike të qëndrueshme.

Meteorologu Hakil Osmani ka bërë me dije për abcnews.al se këtë të premte dhe të shtunën do të kemi masa ajrore të qëndrueshme, ndërsa sa i përket temperaturave do të kemi një rënie të lehtë me 2 gradë sot dhe nesër për të vijuar me temperature deri në 42 gradë të dielën.

Kthjellimet do të jenë mbizotëruese në pjesën më të madhe të territorit në vijën bregdetare, ndërsa në zonat malore do të ketë kalime të herëpashershme të vranësirave. Përsa i përket vlerave termike do të ketë një rënie me 1 ose 2 gradë për të shënuar një rritje sërish të dielën ku temperaturat do të arrijnë në 42 gradë Celsius”, ka thënë ai.

Gjithashtu Kosova dhe Maqedonia do të jenë në ndikimin e masave ajërore të qëndrueshme ku temperaturat në Kosovë do të shkojnë në 39 gradë dhe në Maqedoninë e Veriut deri në 40 gradë.  /abcnews.al