Temperaturat në ujë zbritën nën zero, mbi 370,000 peshq ngordhin në masë

schedule12:52 - 26 Janar, 2022

schedule 12:52 - 26 Janar, 2022

Rreth 370,000 peshq nga 12 specie kanë ngordhur si pasojë e të ftohtit në Lagunën Drepano në Igumenicë.

Sasia e madhe e peshqve ngordhën rreth orës 06.00 të mëngjesit të martën kur temperaturat në ujë arritën zero gradë Celsius. E vetmja fermë peshku e kooperativës së peshkimit që ndodhet aty mbante rreth 370 mijë peshq, shumica e të cilëve pluskonin të ngordhur në lagunë.

Nuk dihet numri i saktë i peshqve që janë ngrirë në liqen, veç atyre të fermës. /abcnews.al/