Temperatura deri në 15 gradë, zbuloni  çfarë ka rezervuar moti për sot

schedule07:13 - 10 Shkurt, 2022

schedule 07:13 - 10 Shkurt, 2022

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë mbetet në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të sjellin gjatë paradites kthjellime në pjesën më të madhe të territorit. Por në vijim pritet të ketë kalime të lehta vranësirash në zonën malore dhe të ulët. Ndërsa bregdeti do të mbetet me mot të kthjellët gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 15°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim të ulët.

Kosova

Kosova mbetet në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm në të gjithë territorin e saj për gjatë gjithë ditës. Parashikohet të ketë herë pas here kalime vranësirash të pakat, POR nuk do të mund të sjellin rreshje në Kosovë.

Maqedonia e Veriut

Vlerat e larta barike do të sjellin dominim të kthjellimeve në pjesën më të madhe të ditës deri në orët e mesditës. Ndërsa pasditja sjell kalime të pakta vranësirash në pothuajse gjithë territorin e MV, POR nuk do të ketë mundësi për reshje ditën e enjte në MV./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!