Teksti i përfolur, provokim apo realitet? Juli: Varet si e shikoni, Luli: Gratë po i mbajnë me lekë

schedule18:32 - 19 Janar, 2022

schedule 18:32 - 19 Janar, 2022

Këtë të mërkurë në programin ‘Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi ishin të ftuar Luljeta Nallbani dhe Juljan Lala, të cilët së fundmi kanë sjellë këngën e tyre, Nanasita.  Gjatë bisedës në programin Juli pohoi se kjo këngë ka ardhur si rezultat i ennergjisë së mirë që ka parë tek Luli, por jo se kanë synim klikimet.  Ai the se të bërit muzike e ka pasur pasion më herët se sa udhëtimet.

“ U bë teksti për Lulin, çdo gjë për Lulin. Dhe e realizuam. Veçse kënga është një poezi dhe çdo njeri e kap në mënyrën e tij. Varet si e shikon, teksti është personal.”.

Luli tha se tekstin dhe muzikën e ka bërë Juli.  Nga ana tjetër nënvizoi se: “Të rejat ka dalë që rrinë dhe pa brekë, kështu është realiteti.  Meshkujt ulen aty dhe thonë kjo ishte pa brekë. Femrat e mëdha që i mbajnë me lekë”.

Të dy rrëfyen se shumë shpejt do të jenë dhe në një film, ku Luli theksoi “ka skena erotike dhe ju do luani mendsh. Të shikoni filmin dhe pastaj më shajnë”. Ndërsa Ermali i pyet nëse e kanë merak klikimet në youtube dhe cili nga të dy.

E konsideroj sukses në momentin që e bën publike dhe ka një klikim, qëllimi ishte bashkëpunimi me jonë. Vajti apo s’vajti 1 milionë unë këngën e tretë do e bëj”.

Gjatë rubrikës ‘E mendoj s’e mendoj’  Juli tha se nuk mendojnë aq shumë për të tjerët apo komentet publike.

“E dëgjojnë këngën 3 minuta, ikën vete te tjera, nuk është e të gjithë ulen dhe studiojnë tekstin që kam shkruar unë apo kanë parë të gjitha veprimet që bëri Luli kur kërceu. Bëjmë një këngë për qejf kjo është e gjitha”./abcnews.al