Tebas nuk duron: Mendjendriturit, ç’nuk shpikin të fundosin ligat dhe garat e UEFA

schedule12:06 - 4 Shtator, 2021

schedule 12:06 - 4 Shtator, 2021

Gjyqi i humbur në CAS me FIFA-n e ka ingranuar edhe më keq presidentin e LaLiga, Javier Tebas, i cili nuk ka duruar dot më pas deklaratës së Arsene Wenger për zhvillimin e Kupës së Botës çdo dy vite.

Tebas i bie kokës FIFA-s në postimin e bërë në Twitter. “Ata nuk dinë më çfarë të shpikin për të fundosur ligat kombëtare dhe garat e UEFA.

Disa e bëjnë me Super League, të tjerë me anë të FIFA, duke detyruar klubet të heqin dorë nga lojtarët që nuk mund të luajnë me ata që i paguajnë.

Kurse tani duke shpikur Kupë bote çdo dy vite? Ne jemi mendjendritur…”, e mbyll me ironi Javier Tebas. / abcnews.al