Të shtëna në një shkollë në SHBA/ Profesori hero shmang tragjedinë

schedule12:41 - 26 Maj, 2018

schedule 12:41 - 26 Maj, 2018

Një profesor i një shkolle të mesme në Indiana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është shpallur hero nga mediat amerikane, pasi me ndërhyrjen e tij arriti të shmangte një tragjedi kur një student nisi të qëllonte me armë zjarri drejt shokëve të tij të klasës.

Studentët e shkollës së mesme të Nobëllsvill në Indiana konfirmuan për mediat amerikane se një nga mësuesit e tye me ndërhyrjen e tij shmangu një tragjedi,kur njëri prej studentëve nisi të qëllonte me armë zjarri. Xhejzon Simen, mësues shkence u hodh mbi studentin, duke e bllokuar dhe më pas duke i marrë armën. Para kësaj ai e qëlloi me një top basketbolli për ta hutuar.

Studentët e tjerë konfirmuan se nëse nuk do të ishte për ndërhyrjen e profesorit shumë student të tjerë do të kishin mbetur viktimë të sulmit. Vëllai i profesorit hero tha për mediat se ai kishte marrë tre plumba në trup dhe i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Ngjarja ndodhi në Nobellsvill Uest Midëll Skull në Indidana të Shteteve të Bahskuara të Amerikës. Agresori një student i shkollës u arrestua nga policia. Nobëllsvill është një qytezë me rreth 56 mijë banorë, 50 kilometra larg Indianapolis. Në profiling e tij në Tuiter, guvernatori Erik Holkomb shprehu ngushëllimet e tij për ata që u prekën nga kjo ngjarje. Ndërsa zëvendës presidenti amerikan Majk Pens u shpreh se po lutej për viktimat dhe se falenderonte forcat e rendit për ndërhyrjen e menjëhershme.

Policia ndërkohë ka nisur hetimet për të zbuluar se ku i ka gjetur armët student i cili plagosi dy persona.

Sipas të dhënave të para student është çuar në mes të orës së mësimit për të dalë jashtë, duke u rikthyer pak minuta më vonë me dy pistoleta me të cilat hapi zjarr. /abcnews.al