Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në SHBA

schedule16:17 - 23 Janar, 2018

schedule 16:17 - 23 Janar, 2018

Një viktimë dhe disa të plagosur është bilanci i të shtënave me armë në një shkollë të lartë në Kentaki të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Policia ka arritur të arrestojë autorin, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur dhe ka marrë situatën nën kontroll.

Mediat amerikane raportojnë se ngjarja ndodhi në orën 9 të mëngjesit me orën lokale, ndërsa ende nuk dihen arsyet e sulmit./abcnews.al