Të shtëna me armë në Vlorë/Autorët largohen nga vendngjarja

schedule14:30 - 27 Janar, 2018

schedule 14:30 - 27 Janar, 2018

Të shtëna me armë u dëgjuan gjatë mesditës në rrugën Transballkanike të Vlorës. Policia dyshon se është qëlluar nga një makinë në tjetrën. Më pas autorët së bashku me shënjestrën që udhëtonin në dy automjete të ndryshme janë larguar.

Në vendngjarje kanë mbetur vetëm xhamat e thyer të makinës tip Citroen, e cila mendohet se ka qenë shënjestër dhe nuk është gjetur asnjë gëzhojë. Nga të shtënat nuk ka të plagosur. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në dy biznese afër zonës, të cilat mund të ndihmojne për identifikimin e autorëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!