Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Të shtëna me armë në Tiranë, një i plagosur

schedule10:39 - 19 Shtator, 2026

schedule 10:39 - 19 Shtator, 2026

Tiranë- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë një kantieri ndërtimi në zonën e Farmacisë 10.

Burime për ABC News bëjnë me dije se autori është konfliktuar me menaxherin e firmës së kantierit, i cili ka mbetur lehtë i lënduar gjatë ngjarjes.

Pas të shtënave, autori është larguar nga vendngjarja. Policia ka mundur ta identifikojë dhe ka ngritur pika kontrolli në zona të ndryshme, me qëllim kapjen e tij.

Paraprakisht, dyshohet se ngjarja ka ardhur pas një konflikti të çastit për motive banale.

Policia vijon kontrollet për lokalizimin dhe arrestimin e autorit, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!