Të shtëna me armë në Gjermani, 11 të vdekur dhe disa të plagosur

07:22 | 20/02/202007:220

Të paktën 11 persona janë vranë nga të shtënat me armë  në qytetin gjerman Hanau, në afërsi të Frankfurtit.

Disa persona të tjerë u plagosën gjithashtu pasi një i armatosur hapi zjarr në orën 22:00 me kohën lokale të Mërkurën, tha policia.

I dyshuari u gjet më vonë i vdekur në shtëpinë e tij, së bashku me trupin e një personi të dytë, sipas policisë.

Ndërkaq, mbetet ende i paqartë motivi i sulmit. Gazeta Bild raportoi se i dyshuari ishte një shtetas gjerman që dispononte leje për armë zjarri, dhe  revista me municione dhe armë ishin gjetur në makinën e tij. /abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono