“Të shkosh në shkollë ku muret janë të krisura”, Vejsiu: Të sigurohen ambientet

schedule11:26 - 9 Dhjetor, 2019

schedule 11:26 - 9 Dhjetor, 2019

I ftuar në studion e “ABC News” me gazetaren Juli Xhokaxhi, ish-drejtor i Arsimit Parauniversitar Fatmir Vejsiu shprehet se në situata të tilla katastrofash duhet bërë një punë e mirëorganizuar për të përballuar panikun pas tërmetit.

“Të sigurohen ambientet ku do të fillohet mësimi, të krijohet një atmosferë ndryshe të njihen me vështirësitë e fëmijëve. Nuk janë marrë masat prej kohësh, tani nuk bëhët fjalë për tërmetin, por duhet masa se çfarë do të bëhët pas tërmetit, të mos merren materiale të kopjuara”, u shpreh Vejsiu.

Ministria ka një numër të caktuar punonjësish që duhet të ishin marrë me këtë çështje. Në shkolla janë çuar gjëra të nevojshme, por jo më të domosdoshmet.

“Të shkosh në shkollë ku muret janë të krisura, sa garanci kanë për sigurinë”, shprehet ai.

Më tej gjatë diskutimit për shkollat e dëmtuara nga tërmeti ai u shpreh se vendimi për të zhvendosur nxënësit dhe për të filluar mësimin me turne sipas tij është vendim i nxituar.

“Duhet të bëhet një punë propaganduese te prindërit për ti bindur që ambientet janë të sigurta. Të çosh fëmijën në një vend ku nuk je i sigurt është një vendim i papërgatitur”, tha Vejsiu.

“Duhet një program i mirëorganizuar për fëmijët që janë ende në çadra  apo ato të cilën familjet e tyre janë vendosur në hotele. Ai thotë se është e pamundur të zhvillohet mësimi në këto ambiente. Shkolla më mirë të fillojë më vonë dhe në cilësinë e duhur sesa të zhvillohet mësim në këto ambiente, thotë ish-drejtori i arsimit parauniversitar”, u shpreh Vejsiu.

Ndër të tjera ai thekson se duhet të vihen para përgjegjësisë njërëzit që kanë marë paratë dhe nuk kanë bërë punën siç duhet./abcnews.al