Në Tiranë janë sekuestruar dy apartamente dhe një garazh me vlerë rreth 420 mijë euro, të dyshuara se janë përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Aksioni u zhvillua pas një hetimi pasuror të kryer nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës. Në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë sekuestrimi i dy apartamenteve dhe një garazhi.
Sipas hetimeve, pasuritë i atribuohen një 54-vjeçari, pasuri ko e dyshuar si e përfituar nga trafikimi i lëndëve narkotike.
Policia thotë se hetimet do të vijojnë për identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që mund të kenë burim kriminal, si të 54-vjeçarit ashtu edhe të personave të lidhur me të.



