Të pamposhturat e Europës, Teuta krah Rangers e Milanit

schedule21:55 - 6 Janar, 2021

schedule 21:55 - 6 Janar, 2021

Ka përfunduar faza e parë e sezonit dhe skuadrat e pamposhtura në mbarë Europën janë të pakta, por në mesin e tyre bën pjesë edhe një ekip shqiptar.

Teuta nuk është në krye të klasifikimit të Kategorisë Superiore (renditet e dyta, 6 pikë pas Vllaznisë), por është skuadra e vetme e pamposhtur në ligën tonë është Teuta.

Durrsakët numërojnë 4 fitore dhe 8 barazime, duke u renditur në mesin e skuadrave si Rangers i Gerrard apo Milanit të Piolit. Ajo që bie në sy është fakti se Teuta është skuadra me më shumë barazime në listën e të pamposhturave të Europës. /abcnews.al

Lista e plotë e ekipeve pa humbje:
Rangers – Skoci (20 fitore, 2 barazime)
Crvena Zvezda – Serbi (17 fitore, 2 barazime)
Sarajevo – Bosnia Hercegovina (13 fitore, 6 barazime)
Shamrock Rovers –  Irlandë (15 fitore, 3 barazime)
Milan – Itali (11 fitore, 4 barazime)
Ferencvaros – Hungari (12 fitore, 2 barazime)
Olimpiakos – Greqi (11 fitore, 2 barazime)
Slavia Prague –  Çeki (11 fitore, 2 barazime)
Shakhtar Donetsk – Ukrainë  (8 fitore, 5 barazime)
Sporting Lisbone – Portugali (10 fitore, 2 barazime)
Teuta- Shqipëri (4 fitore, 8 barazime)
St. Joseph – Gjibraltar (7 fitore, 1 barazim)
Europe – Gjibraltar (7 fitore, 1 barazim)
La Fiorita – San Marino (5 fitore, 0 barazim)