Të mbijetuarit e Holokausit vaksinohen kundër Covid në ditën e Kujtesës

schedule15:21 - 27 Janar, 2021

schedule 15:21 - 27 Janar, 2021

Qindra të mbijetuar të Holokaustit në Austri dhe Sllovaki kanë marrë dozën e parë të vaksinës së koronavirusit, 76 vite pas çlirimit të kampit të vdekjes në Auschwitz, ku nazistët vranë më shumë se një milion hebrenj dhe të tjerë.

Më shumë se 400 të mbijetuar austriakë, shumica në të 80-at ose 90-tat e tyre, janë vaksinuar kundër Covid-19.

“Ne ua kemi borxh atyre,” tha Erika Jakubovits, organizatore e Komunitetit Hebre të Vjenës për vaksinimin. “Ata kanë vuajtur kaq shumë trauma dhe janë ndjerë edhe më të pasigurt gjatë  pandemisë”.

Jakubovits organizoi vaksinimin me mbështetjen e ministrisë austriake të shëndetësisë dhe zyrtarëve të Vjenës. Dymbëdhjetë mjekë, të gjithë anëtarë të komunitetit hebre të Vjenës, dolën vullnetarë për të vaksinuar të mbijetuarit.

Presidenti i Kongresit Hebre Europian (EJC) u bëri thirrje të gjitha vendeve në Bashkimin Europian për të siguruar që të mbijetuarit e Holokaustit të kenë qasje në vaksinat e koronavirusit sa më shpejt të jetë e mundur.

Me fundin e Luftës së Dytë Botërore tani më shumë se shtatë dekada më parë, rreth 240,000 të mbijetuar të Holokaustit në botë janë të moshuar dhe vuajnë nga sëmundje të ndryshme.

Përveç kësaj, shumë jetojnë të  izoluar, pasi kanë humbur familjet e tyre dhe kanë probleme psikologjike si rezultat i persekutimit të tyre nga nazistët./abcnews.al