Tirana është thuajse gjithnjë ndalesa e parë për këdo të huaj që viziton Shqiperinë, per shkak edhe te afersise me aeroportin. Ndonëse temperaturat janë të lartë në këtë fund gushti, rrugët dhe sheshet në qendër të kryeqytetit jane te mbushura me grupe te shumta turistesh në çdo moment të ditës.
Një guidë turistike nis gjithnjë në vendtakimin më të njohur, sheshin Skënderbej, që për turistët shërben si qendra e referimit.
Teksa shohin nga afër godinat përreth, të huajt njihen me historinë e kryeqytetin shqiptar.
Janë disa pika atraktive që të huajt nuk largohen pa i vizituar në Tiranë.
“Kemi ardhur nga Belgjika. Jemi ne Shqiperi qe nga e marta e kaluar dhe ne Tirane erdhem dje. Kemi vizituar sheshin skenderbej, piramiden dhe pazarin e ri”.
“Shqipëria eshte vend i bukur, i paster dhe me klime te mire. Atmosfera ketu eshte shumë e këndshme. Njerezit jane shume te mire dhe ushqimi ne vendin tuaj shume i shijshem”.
“Kemi ardhur nga Turqia. Sot eshte dita jone e dyte ne tirane, do te udhetojme edhe ne qytete te tjera, ne Sarande, Ksamil dhe Durres. Aktualisht po bejme nje shetitje ne qender të Tiranes, vizituam sheshin dhe pame nga afer ndertesen teatrit te operas. Kerkojme ne google dhe me pas i vizitojme nga afer”.
Xhamia e Et’hem Beut, një ndër ndërtesat më të vjetra të kryeqytetit është në fokusin kryesor. Jashtë saj ka gjithnjë të huaj duke pritur në radhë për të parë ambjentet e brendshme të objektit të kultit më të rëndësishëm të kryeqytetit.
“Kam ardhur nga Barcelona per here te pare ne Shqipëri. Tirana eshte destinacioni i pare, do te vizitoj edhe jugun. Dje mberrita ne Tirane, po me pelqën ky qytet. Kam vizituar sheshin, kam pare ndertesat ketu, vizitova gjithashtu pazarin e ri. Tani do të shikoj xhaminë, më duket shumë interesante”.
“Jemi nga gGjermania. E vizitojme Shqiperine per here te pare, do te qendrojme dy jave. Tani vizituam xhamine, eshte ndertëse shume e vjetër dhe e vecante. Eksperience shume e bukur. Kemi vizituar edhe godina te tjera qe lidhen me komunizmin, bunkerin ne qender dhe Piramiden”.
Të huajt janë të kombësive të ndryshme deri në vendet më të largëta aziatike, ndërsa vijojnë të qëndrojnë në krye të listës europianë, kryesisht, italianë, gjermanë dhe polakë.
Pasi vizitojnë kryeqytetin turistët vijojnë me turin në pika të tjera turistike në vend./abcnews.al


