Të hënën, faza e tretë e riparimit të autostradës Tiranë-Durrës

schedule14:26 - 16 Qershor, 2018

schedule 14:26 - 16 Qershor, 2018

Të hënën nis faza e tretë e riparimit të autostradës Tiranë–Durrës. Për shkak të punimeve në rrugë, që nga ora 06:00 e mëngjesit në segmentin nga Maminasi në drejtim të Sukthit nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore përmes një njoftimi për shtyp bëjnë të ditur se automjetet që udhëtojnë nga Tiranë në drejtim të Durrësit duhet të futen në nënkalimin e Maminasit dhe të vazhdojnë në rrugën dytësore deri në kryqëzimin e Sukthit.

Në vijim mund të dalin sërish në autostradë. Ndërsa mjetet e transportit të rëndë që udhëtojnë nga Fushë Kruja në drejtim të Durrësit duhet të kthehen në rrugën dytësore në Vorë përmes nënkalimit të rrugës së re. Punimet në këtë segment të autostradës parashikohet të zgjasin deri të enjten./abcnews.al