“Të hënën do e bëjmë pa makina për të kursyer”, Rama: Do të ketë ditë që do punojmë nga shtëpia

schedule13:15 - 18 Mars, 2022

schedule 13:15 - 18 Mars, 2022

Duke folur për krizën, kryeministri Edi Rama deklaroi se dita e hënë do të bëhet pushim si një masë për të kursyer karburant.  Më herët Rama ka thënë se ka edhe një draft për përballimin e krizës, duke thënë se ditët e hëna do të jenë pa makina dhe kjo për të kursyer.

Përveç të hënës pushim, Rama shtoi se do të ketë edhe ditë ku do të punohet nga shtëpia në mënyrë që të kursehet më shumë.

“Do bëjmë një tjetër mbledhje që ta bëjmë ditën e hënë pa makina. Nëse do vendosi këshu. E do vijë gradualisht, sigurisht. Ajo që agjencia thotë. E diela pa makina thonë ata për të kursyer jo për ekologji. Ose mundtë flasim për tre ditë mos vajtje në punë nga shtëpia të punohet, si me covid. Disa pika të tjera ka plani.”  tha Rama. /abcnews.al/  

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!