Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Izraeli publikon hartën e rrezes së raketave të Iranit: Mund të arrijnë deri në Evropë

schedule16:24 - 4 Mars, 2026

schedule 16:24 - 4 Mars, 2026

Ministria e Jashtme e Izraelit ka publikuar një hartë të rrezes së raketave iraniane, ku pretendohet se mund të arrijnë edhe deri në Evropë.

“Aftësia balistike e Iranit shtrihet përtej Lindjes së Mesme. Regjimi i Ajatollahëve iranianë po kërcënon paqen botërore”, sipas ministrisë së Jashtme izraelite.

Sulmet e përbashkëta të Izraelit dhe SHBA-së ndaj Iranit nisën më 28 shkurt, me synimin për të ndalur programin bërthamor iranian.

Nga sulmi më 28 shkurt, mbeti i vrarë lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei. Në kundërpërgjigje, Irani goditi objektiva në vendet aleate të SHBA-së në rajon.

Ndërkaq, më 3 mars, Asambleja e Ekspertëve të Iranit zgjodhi djalin e Ali Khameneit, Mojtaba, si Udhëheqësin e ardhshëm Suprem nën presionin e Gardës Revolucionare.

Zgjedhja e tij vjen ndërsa trupa me 88 klerikë është nën ndikimin e fraksioneve të forta brenda regjimit iranian, veçanërisht Gardës Revolucionare Islamike.

Mojtaba Khamenei, i lindur në 1969 në Mashhad, ka qenë për dekada një figurë kyçe brenda strukturave të sigurisë dhe politike të Iranit, duke pasur lidhje të ngushta me Gardën Revolucionare Islamike (IRGC) dhe milicinë Basij.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!