Të gjithë të çmendur për orkestrën koreanoveriore

schedule11:53 - 3 Shkurt, 2018

schedule 11:53 - 3 Shkurt, 2018

Në Seul kanë më shumë se 140 mijë personat që kanë kërkuar biletë për të marër pjesë në koncertin e orkestrës së koresë së veriut me rastin e hapjes së Lojërave Olimpike.

Më shumë se 140 mijë persona kanë kërkuar të jenë të pranishëm në koncertin e orkestrës koreanoveriore Samjion në Seul. Janë vetëm dy datat e mundura në 8 shkurt në prag të hapjes së lojërave olimpike në Korenë e Jugut, dhe në 11 shkurt, një ditë para se grupi të rikthehet sërish në Penian.

Për të përballuar kërkesat, organizuesit kanë vendosur se do të vihen në dispozicion 500 bileta, ndërsa 1100 të tjera do të shpërndahen tek personat në vështirësi ekonomike, apo tek familjet e ndara gjatë luftës së koresë në 1950-1953. Një konflikt që çoi në ndarje dhe në një armëpushim që nuk u zëvendësua asnjëherë nga një traktat paqeje.

Por ajo që i jep më shumë madhështi orkestrës koreanoveriore, është përbërja e saj: plot 140 muzikantë. Përveç bandës muzikore, në Lojërat olimpike, Korea e Veriut do të dërgojë dhe një delegacion prej 22 atletësh që do të sfilojnë nën flamurin e përbashkët të dy Koreve. Një gjest simbolik që përkthehet si një sinjal paqeje mes dy vendeve , me rastin e Lojërave Olimpike që nisin në 9 shkurt./abcnews.al