Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Botërori me stadiume “bosh”/ “Financial Times” zbulon se rreth 180 mijë bileta nuk janë shitur

schedule12:51 - 10 Qershor, 2026

schedule 12:51 - 10 Qershor, 2026

Kur pritet vetëm nisja e topit të parë të “Botërorit 2026”, FIFA duhet t’i bëjë llogaritë me një tjetër problem. Rreth 180 mijë bileta kanë mbetur ende pa shitur për të gjitha 104 ndeshjet e Kupës së Botës që nis këtë të enjte me sfidën e parë hapëse në stadiumin “Azteca” në Meksikë.

“Financial Times” zbuloi këtë shifër, duke nënvizuar se shkaku kryesor për këtë janë çmimet e larta. Biletat edhe për ndeshje me profil të ulët në SHBA kushtojnë 140 dollarë. Përshembull, për vendet normale në ndeshjen hapëse të SHBA, një biletë shitet më shumë se 2,700 dollarë.

Kjo shifër është më e lartë se ajo që paguan tifozët për finalen e “Botërorit” të katër viteve më parë. Çmimet e kripura të biletave për ndeshjet e “Kupës së Botës 2026” kanë qenë prej kohësh një temë e nxehtë dhe polemikash.



Kjo, pasi në portalin zyrtar për rishitjen e tyre, një biletë në vende të lakmuara të tribunave shiten edhe 11 mijë, 25 mijë dollarë apo edhe për çmendurinë 2 milion dollarë për finalen.

Një tjetër shkak që ndikon në këtë stok biletash kur nisja e “Botërorit” është pranë, lidhet me pasiguritë e tifozëve për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si pasojë e shtrëngimit të kushteve për të hyrë në vend gjatë administratës së presidentit Donald Trump.

Të shumta janë raportimet për rikthimin e tifozëve drejt vendeve të tyre pasi janë konsideruar të papranueshëm nga autoritetet në aeroporte të ndryshme të vendit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!