Të dyshuar për terrorizëm, 49 të arrestuar në Turqi

schedule14:48 - 14 Janar, 2021

schedule 14:48 - 14 Janar, 2021

Të paktën 49 të dyshuar u arrestuan në kuadër të një operacioni kundër grupeve terroriste në të gjithë Turqinë.

Operacioni me bazë në Izmir u krye njëkohësisht në 12 provinca të Turqisë. Nga 51 të dyshuarit, 49 u arrestuan gjatë operacioneve, të cilët folën në kushte anonimiteti.

Njësitë anti-terror konfiskuan një numër materialesh digjitale,  dokumente që u përkisnin grupeve terroriste dhe 50.000 lira turke (rreth 6.750 dollarë) gjatë operacioneve. Burimet theksuan se vazhdon operacioni për kapjen e të dyshuarve të mbetur.

MLKP u themelua në vitin 1994. Grupi terrorist është përgjegjës për shumë sulme në Turqi dhe Sirinë veriore, përfshirë bombardimin e një autobusi publik në vitin 2004 në Stamboll në të cilin mbetën të vrarë 3 civilë.

TKP/ML u themelua në vitin 1972 në Turqi, është një grup që kryen veprimtari të paligjshme, si dhe sulme të armatosura për të vendosur një rregull Marksist-Leninist në vend. Grupi është renditur si një organizatë terroriste në Turqi.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjet e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja./abcnews.al