Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Të dhëna shqetësuese, një numër rekord punonjësish lënë punën në SHBA

schedule10:39 - 13 Tetor, 2021

schedule 10:39 - 13 Tetor, 2021

Një rekord prej 4.3 milion punonjësish kanë dhënë dorëheqjen në gusht. Rreth 2.9% e fuqisë punëtore lanë punën në gusht, nga 2.7% në korrik. Kjo shënon shkallën më të lartë të braktisjes së punës që në vitin 2000, raporton CNN

242,000 dhanë dorëheqjen gjatë korrikut pasi kërkuan pagë më të lartë dhe kushte më të mira pune. Kompanitë po vazhdojnë të përballen me një mungesë serioze të punëtorëve. Sipas një raporti në fund të gushtit u hapën rreh 10.4 milion vende pune. Sidoqoftë, kjo shënon një rënie prej 659,000 nga fundi i korrikut.

“Epoka e Artë” për punëtorët



Joe Brusuelas, kryeekonomisti në RSM, tha se kjo mund të jetë dëshmi e fillimit të asaj që përfundimisht mund të konsiderohet “epoka e artë për punonjësit amerikane”. Kjo vjen nga gatishmëria e tyre për të lënë punët që nuk u pëlqejnë dhe për të kërkuar punë të reja. Dhe ky ndryshim nuk përqendrohet thjesht në ekonomi të thjeshtë – por një rivlerësim më të gjerë rreth cilësisë së jetës dhe qëllimit.

“Kjo është ajo që ndodh pas luftërave të mëdha, tha Brusuelas.  E gjithë kjo ndihmon në shpjegimin pse punëdhënësit, përfshirë fabrikat , kompanitë e transportit , restorantet , firmat e ndërtimit dhe shkollat , kanë probleme në gjetjen e punëtorëve.

Në planin afatgjatë, një transformim i tillë i fuqisë punëtore do të jetë një gjë pozitive, duke i ndihmuar të gjejnë atë që kërkojnë në karrierën e tyre dhe në këtë mënyrë  bizneset do të kenë punonjës më të lumtur.

Në afat të shkurtër, megjithatë, mungesa e punonjësve do të vazhdojë të komplikojë rihapjen e ekonomisë globale, duke kontribuar në rritjen e çmimeve, stresin e zinxhirit të furnizimit, mungesat e produkteve dhe vonesat e transportit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!