Tani ka dhe datë zyrtare, mësoni kur fillon sezoni i ri i Ligue 1

schedule16:14 - 9 Korrik, 2020

schedule 16:14 - 9 Korrik, 2020

Flitej prej shumë kohësh për një datë se kur sezoni 2020/21 do të fillojë në Francë, ndërsa tashmë, është zyrtare. Sezoni i ri i Ligue 1 do të fillojë me datë 22 gusht.

Java e parë e elitës së futbollit francez do të luhet ditën e shtunë dhe të diel, me 22 dhe 23 gusht. Ende nuk ka një kalendar se kush do të jenë sfidat e para.

Kampionët e Ligue 1, PSG, do të luajnë dhe në Champions League gjatë muajit gusht, po ashtu dhe Lyon, me dy skuadrat që nuk do të kenë thuajse asnjë ditë pushim. Ndërsa kampionatet e tjera të mëdha europiane, janë planifikuar të fillojnë në muajin shtator./abcnews.al