Talebanët marrin vendimin e prerë: Ndalohet muzika

schedule13:40 - 26 Gusht, 2021

schedule 13:40 - 26 Gusht, 2021

Muzika nuk do të lejohet nën sundimin e ri të talebanëve, tha zëdhënësi i grupit militant. Zabihullah Mujahid tha për “New York Times” se “muzika është e ndaluar në Islam … por ne shpresojmë se mund t’i bindim njerëzit të mos bëjnë gjëra të tilla, në vend që t’u bëjmë presion“.

Nën talebanët në vitet 1990, shumica e muzikës, televizionit dhe kinemasë ishin rreptësisht të ndaluara dhe shkelja e rregullave mund t’ju ​​fuste në telashe serioze.

Pasi militantët u larguan nga pushteti, skena muzikore e vendit lulëzoi, u zhvilluan koncerte dhe festivale. Mujahid gjithashtu tha për “New York Times” se shqetësimet për sigurinë e grave ishin “të pabaza“.

Ai tha se gratë nuk do të duhet të qëndrojnë në shtëpi ose të mbulojnë gjithmonë fytyrën, dhe se kërkesa që gratë të shoqërohen nga një kujdestar mashkull vlen vetëm për udhëtimet prej tre ditësh ose më gjatë.

Ai gjithashtu tha se gratë përfundimisht do të jenë në gjendje të kthehen në rutinat e tyre të përditshme. Të martën, Mujahid paralajmëroi gratë që të qëndrojnë në shtëpi derisa të krijohen sistemet e duhura për të siguruar mbrojtjen e tyre.

Ne jemi të shqetësuar se forcat tona që janë të reja dhe nuk janë trajnuar ende shumë mirë dhe mund t’i keqtrajtojnë gratë” tha Mujahid./ Abcnews.al