Takon liderit politikë, Thaçi: Çdo hap imi do të jetë në përputhje me Kushtetutën

schedule13:19 - 1 Prill, 2020

schedule 13:19 - 1 Prill, 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar këtë të mërkurë kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin.

Kreu i shtetit përmes një konference për mediat pas mbylljes së takimeve është shprehur se takimet do t’i vazhdojë edhe nesër me liderët e partive tjera politike.

“Pavarësisht vështirësive që kemi nga coronavirusi, jeta institucionale në Kosovë vazhdon dhe natyrisht funksionimi i demokracisë. Sot kam takuar kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin, kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës jam i detyruar duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e vendit, për të filluar konsultat me liderët e partive në vend për hapat e mëtutjeshëm të funksionimit e institucioneve të Kosovës apo themelimin e institucioneve reja, Qeverisë së re. Takimet po mbahen në mënyrë që të krijojë një bazë të opinioneve apo të formësoj  veprimet e mëtutjeshme që duhet t’i ndërmarrë si president pas shkarkimit të Qeverisë”, ka thënë Thaçi.

Gjithasht upresidenti ka pohuar ndër të tjera se të gjitha veprimet e mëtutjeshme që do t’i ndërmarrë pas konsultimeve me liderët e partive do të jenë transparente në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet. /abcnews.al