Takimi me Policinë e Vlorës, Niko Brahimaj: Nuk po luftoni drogën

schedule13:18 - 13 Mars, 2019

schedule 13:18 - 13 Mars, 2019

Me emërimin e Drejtorit të ri të Policisë është bërë edhe takimi i Task Forcës për luftën ndaj kanabisit në Vlorë. Drejtori i Hetimit të Krimeve të Rënda ka paraqitur dhe dobësitë e policisë ndaj këtij fenomeni.

Drejtori i Hetimit të Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, Niko Brahimaj, ka kritikuar ashpër Policinë e Vlorës për luftën ndaj drogës. Ai tha se gjatë 2018-s ka pasur mungesë të informacionit, ka numër të vogël të hetimeve dhe se nuk po punohet në drejtim të zbulimit të bazave për farërat e drogës.

Niko Brahimaj: Kontrolli i territorit nga ana e strukturave policore për të gjitha qarqet, duke përfshirë edhe Qarkun e Vlorës nuk kryhet plotësisht mbi bazën e analizës së një risku për sa i përket kultivimit të lëndëve narkotike dhe mungojnë pajisjet e nevojshme logjistike për realizimin e kontrolleve të territorit në ambiente të mbyllura dhe në terrene të hapura.  Numër i vogël i hetimeve proaktive.

Këto probleme, ai i ka ngritur gjatë takimit me Task Forcën për luftën kundër kanabisit. Brahimaj ka kërkuar një bashkëpunim më të madh me pushtetin vendor për të goditur ashpër kultivuesit e kanabisit. Ndërkohë në analizë ka qenë edhe Drejtori i Ri i Policisë së Vlorës, Artion Duka. Vlora listohet në qarqet me problematike në fushën e kultivimit dhe trafikimit, krimit kundër pronës dhe personit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!