Tagliafico: Turp, por kampionët e vërtetë janë mjekët dhe infermierët!

schedule11:58 - 26 Prill, 2020

schedule 11:58 - 26 Prill, 2020

Holanda e ka ndalur futbollin dhe futbollisti i Ajax, Nicolas Tagliafico, është i zhgënjyer për faktin që skuadra e tij nuk mund të përfundojë dot misionin për të fituar titullin kampion.

Autoritetet kanë vendosur që deri më 1 shtator të mos ketë futboll dhe kështu që ishte një vendim i detyruar. “Është turp që ne nuk mund ta përfundojmë misionin tonë për t’u bërë kampionë.

Ka gjëra më të rëndësishme në jetë. Jam krenar që kam qenë pjesë e një ekipi që e çoi Ajaxin të parin, por këtë sezon kampionët e vërtetë janë këta në foto”, shkruan argjentinasi, i cili ia dedikon titullin infermierëve dhe mjekëve, që po përballen me vështirë të mëdha këtë periudhë. /abcnews.al