Tabaku i përgjigjet Berishës për inceneratorët: Askush s’më intimidon, do t’i shkoj deri në fund

schedule13:33 - 27 Janar, 2022

schedule 13:33 - 27 Janar, 2022

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili tha sot në Kuvend se komisioni hetimor për inceneratorët ishte tallje dhe pa rezultat.

Berisha akuzoi Bashën dhe Ramën se janë bashkë, ndërsa Tabaku theksoi se komisioni gjatë këtyre tre muajve është penguar. Nënkryetarja e PD u zotua se do t’i shkojë deri në fund kësaj afere.

“Kush ka qenë anëtar i komisionit të inceneratorëve, qoftë edhe ata të foltores e ka vënë re se me çfarë jemi përballur në këto tre muaj. Një hezitim total për të marrë informacione. Deri në fund kam për ti shkuar dhe nuk më intimidon askush që thotë se komisioni nuk pati rezultat dhe do ti çoj në SPAK.

Raporti i KLSH tregon përfshirje  e kryetarit të bashkisë në aferën më të madhe të 30 viteve. Pjesa me rëndë është që ka një kontratë që e kanë firmosur për 40.3 euro për ton mbetje dhe e paguan, ndërsa KLSH thotë se nuk ekziston inceneratori, por vetëm një landfill. Askush nuk ka për ta kompleksuar PD, për t’i shkuar deri në fund kësaj afere”, tha ajo. g.v/abcnews.al